Xhaferri në prag sfide me Skënderbeun dënon incidentet me Tiranën: Larg qoftë, mund të kishte viktima

Presidenti Alban Xhaferri  është shprehur parastartit të takimit të Vllaznisë me Skënderbeun.

Presidenti ka folur për numrin e tifozëve që frekuentojnë stadiumin, objektivat e Vllaznisë dhe incidentet që ndodhen në Klasike. Xhaferri kërkon arritjen e Final Four dhe shpreh se klubi po punon që të thërras sa më shumë tifozë në stadium duek mbajtur “Loro Boriçi: në gjendje sa më të mirë.

“Duhet të punojnë të gjithë faktorët që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Unë e kam qujtur akt terrorist. Nëse ajo gjë do të binte në kokë të ndonjërit mund të kishim deri dhe në viktima.

Duehn dënuar rates të tilla. Propozoj dënime sin ë modulin e futbollit anglez. Qeveria, Bashkitë, Federata të ashpërsojnë masat.

Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet brenda që ka pasur Vllaznia. Kemi punë për të bërë. Skënderbeu di me lujt dhe i bën ballë çdokujt. E kemi marrë seriozisht këtë takim dhe duam të shkojmë drejt Final Four. Mundohemi të plotësojmë kushtet e satdiumit, si fusha që është perfekte këtu në Shkodër.

Dua sa më shumë tifozeri në stadium, pasi jemi të pakënaqur me numrin e të pranishmëve.”, u shpreh Presidenti Xhaferri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top