Jurgena është vajza e cila po komentohet gjatë këto ditë në rrjete sociale, pasi ajo dhe menaxhon Instagramin e Luizit në Big Brother VIP Albania.
Ajo këto ditë është përfolur se mund të jetë dhe e dashura e Luizit, duke qenë se në pyetjen e një loje ku u detyra të thoshte emrin e të dashurës së fund, përgjigjja e tij ishte “Gena”.
Madje një diçka tjetër që ka irrituar fansat e çiftit Luiz-Kiara, është se Jurgena hedh shumë rrallë postimt të çiftit, në Instagramin e Luizit.
Por, së fundmi ajo ka bërë edhe një gjest tjetër, duke hequr nga lista e miqve që po i ndiqte, familjarët e Kiara Titos dhe shoqërinë e saj.
Nderkohe Luiz Ejlli nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë! Edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm. Dje, banorët e “Big Brother Vip” votuan për të vendosur liderin e javës në shtëpi.
Ata u ndanë në dy grupe, vajzat në living, ndërsa djemtë në dhomën e grimit. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë. Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.