Këngëtarja Xhensila Myrzetaj dhe Bes Kallaku mësohet se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Në mediat rozë po qarkullon lajmi se çifti i njohur i showbizz, prindër të dy fëmijë, janë drejt divorcit.
Këngëtarja dhe aktori nuk kanë reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë rreth ndarjes së tyre, ndërsa raportohet Xhensila Myrtezaj është parë në ambiente publike në gjendje jo të mirë për shkak të gjendjes që po kalojmë.
Gjithashtu dyshja nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa këngëtarja ka fshirë nga Instagram të gjitha foto apo videot me partnerin e saj në rrjetet sociale, duke mbajtur vetëm ato të projekteve muzikore dhe dy fëmijët e tyre.
Ndërkohë foto e çiftit me njëri-tjetrin në rrjetet sociale mungojnë prej kohësh.
Në një postim të Bes Kallaku në Instagram ku pozon krah dy fëmijëve të tyre, ndjekësit kanë vënë re mungesën e Xhensilës në rrjetin e tij social.
“Pse nuk hedh Xhensilën”, i shkruan një ndjekës, ndërsa një tjetër komenton: “Është ndarë nga Xhensila o njerëz, kot komentoni … duket dhe nga fakti që nuk e mbështet më në asnjë projekt muzikor, si dalje, pushime, ditëlindje bashkë.”
Artistja e njohur solli në jetë fëmijën e tyre të dytë, Amen më 11 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa po ashtu në atë periudhë po qarkullonin lajmet për ndarjen e tyre.
Megjithatë, aktori Bes Kallaku në një intervistë i mohoi thashethemet rreth martesës së tyre, duke deklaruar se nuk ishin ndarë dhe se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë.
“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.
“Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, tha ai.