Yakin flet për Xhakën pas paraqitjes në Leskovc

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur pas humbjes me rezultat 2:0 nga Serbia, në ndeshjen e vlefshme të Ligës A të Kombeve në futboll. 

Ndeshja është zhvilluar në Leskovc.

Yakin flet edhe për Xhakën.

“Shumë gjëra po shkojnë kundër nesh për momentin.

Po luajmë mirë dhe po dominojmë.

Por më pas humbim durimin. Nuk ishim të saktë dhe të përkushtuar sa kemi shpresuar. Plani ynë ishte të dominojmë ndeshjen.

Të pësojmë gol në minutat shtesë të pjesës së parë është mungesë fati. Ata janë mbrojtur në mënyrë kompakte.

Kemi ndryshuar sistemin dhe aktivizuam më shumë sulmues. Graniti ishte prezent sonte si gjithnjë dhe ka pasur shumë kontakte me topin.

Ai drejtoi ndeshjen. Por jo çdo gjë varet prej tij. Kemi luajtur ndeshjen mirë për 40 minuta. Më pas erdhën dy gabime që sollën ndërprerjet. Vendasit e kanë fituar thuajse secilin duel”, tha Yakin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top