Ylli i Milanit refuzon milionat arabe – ka një tjetër plan në mendje

E ardhmja e Ismael Bennacer vazhdon të jetë në pikëpyetje këtë verë, teksa mesfushori algjerian është shumë pranë një largimi nga Milani, por ende pa një destinacion të qartë.

Sipas Corriere della Sera, lojtari “nuk është i bindur” nga e vetmja ofertë konkrete që ka marrë deri më tani – ajo nga Liga Profesionale Saudite. Kjo e lë klubin kuqezi dhe vetë lojtarin në një pozitë të vështirë, pasi largimi i tij ishte parashikuar si pjesë e planeve të merkatos së verës, transmeton Shikofutboll

Milani synon të ulë numrin e mesfushorëve në dispozicion dhe ka vendosur që Bennacer nuk bën më pjesë në projektin afatgjatë të Stefano Piolit. Pas huazimit në janar te Olympique Marseille, ku pati një paraqitje të mirë, pritej që francezët ta blinin kartonin e tij këtë verë. Por, sipas raportimeve, Marseille nuk ka shfaqur interes për transferim të përhershëm.

Ndërkohë, nga klubet evropiane nuk ka asnjë interes serioz, ndërsa oferta nga Arabia Saudite, megjithëse me kushte financiare të favorshme, nuk e ka bindur lojtarin 26-vjeçar, i cili ende dëshiron të vazhdojë karrierën në një ligë më konkurruese.

Milani shpreson ta largojë për të liruar hapësira dhe buxhet për një mesfushor të ri. Megjithatë, në mungesë të ofertave të tjera, ky transferim mund të shtyhet për në fund të afatit kalimtar, ose të mbetet i pezullt deri në dimër.

Back To Top