Ky fillim sezoni nga ana e Juventusit ka surprizuar shumë emra të njohur të botës së futbollit, mes tyre edhe ish-lojtarin bardhezi, Xhanluka Zambrota. Ky i fundit komplimentoi zgjedhjen e Xhuntolit për të ulur në stol Tiago Motën, ndërsa nuk i kurseu elozhet edhe për trajnerin.
“Juventusi ka zgjedhur një trajner të ri dhe që ka bërë mirë më parë te Bolonja. Ai po tregon personalitet të fortë dhe karakter. Lojtarët i ka dhe Mota po bën mirë në Champions, ndërsa në kampionat ka pak vështirësi. Megjithatë, në dallim nga vitet e tjera, po shihet një Juventus që ka më shumë kurajë, që luan futboll të hapur dhe pa frikë. Mjafton të shihni ndeshjen me Lajpcigun. Për mendimin tim me kalimin e kohës do të jetë një faktor i rëndësishëm në luftën për titull”, tha ndër të tjera ishmbrojtësi Xhanluka Zambrota.
PANORAMASPORT.AL