Gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, Efi deklaroi se kishte dikë jashtë shtëpisë. Ajo shprehej me fjalët më të mira për partnerin dhe dukej se e donte shumë.
Teksa të gjithë u bënë shumë kurioz për të ditur kush ia ka marrë zemrën bukuroshes, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bruno Shemsho i ka habitur të gjithë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Opening up”, ai ka deklaruar se është në një lidhje me Efin. “Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Bruno.
Zgjedhja e Dea Mishel për të çuar në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, ishte sa e pritshme aq edhe befasuese. Ajo që u eliminua ishte Efi, e cila fitoi një mbështetje të madhe nga publiku.
Ndoshta nëse Dea Mishel nuk do ta dërgonte në nominim, Efi do të ishte ende brenda “Big Brother Vip.” Por, nëse Efi do të kishte të njëjtën mundësi si Dea, a do të vepronte njësoj.
“Jo, nuk do të bëja të njëjtën gjë sepse ajo nuk më konsideronte mua lojtare të fortë po ta mendosh sepse nuk e ka thënë ndonjëherë. Le të vinte në nominim lojtarët që vërtetë ajo i mendonte të fortë.
Unë prandaj them që nuk do e bëja sepse mua nuk më pëlqen të konkurroj dhe të jem më e forta, ta di domethënë që fitorja është e imja. Për mua thjeshtë Dea ndjehej shumë e pafuqishme dhe nuk kishte se cfarë të bënte tjetër dhe në sytë e mi thjeshtë e shoh një njeri të pafuqishëm, asgjë tjetër”-tha Efi në “Wake Up.”