Hyrja e gazetarit Bledi Mane brenda shtëpisë së Big Brother VIP dukshëm duket se ka trazuar ujërat mes banorëve. Menjëherë sa është futur ai ka nisur të sulmoj hapur Luizin, teksa Dean ka dashur ta mbante më afër.
Në një bisedë të zhvilluar mbrëmjne e djeshme në shtratin e bukuroshes bjonde, menjëherë pas spektaklit Bledi i është shprehur se është future brenda që t’i ngrinte humorin por dhe ta orientonte meqë ky i fundit vinte nga jashtë dhe ishte me i kthjellët.
Ndërkohë lart e poshtë dhe burime pranë TCH thonë se hyrja e Bledi Manes ka qenë një strategji e mirëmenduar e produksionit për t’i dhënë fitoren Oltës.
Mesa duket ata i kanë premtuar që në fillim Oltës se do jetë ajo fituesja, pasi nuk e prisnin që Luizi të ishte një fenomen që ka bërë për vete gjithë shqiptarët.
Duke parë gjithë këtë dashuri të publikut për Luizin, produksioni fut Bledi Manen me qëllim ta provokojë, ta stresojë, ta bëjë Luizin të dalë nga vetja.
Tani produksioni pret që Luizi të humbë toruan dhe të godasë Bledin apo të bëjë ndonjë gjë tjetër të patolerueshme dhe në këtë mënyrë ata të kenë mundësi ta përjashtojnë, sepse ndryshe nuk ka njeri që ia emrr fitoren atij në BBV.