Zhegrova mund t’i bashkohet Rrahmanit te Napoli, skuadra italiane futet në garë për ‘luanin’ e Kosovës

Skuadra e Napolit është duke menduar për afatin e transferimeve pas një sezoni fantastik që patën në Serie A.

Sipas mediave italiane, ekipi i Napolit ka shprehur interesim për lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shkruan LIG Sport

Zhegrova është objektiv e Luciano Spallettit gjatë këtij afati kalimtar dhe mund të bëhen dy ‘dardanë’ që luajnë te kampioni i Italisë, së bashku me Amir Rrahmanin.

Kujtojmë që disa herë është raportuar se Edon Zhegrova mund të transferohet në Serie A, dhe skuadra e AC Milan ka qenë opsioni i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top