Kanë përfunduar takimet e Premier League të mesditës së sotme dhe aty kemi parë supriza të llahtarshme. Kanë luajtur 3 skuadra të njohura si Chelsea, Tottenham dhe Manchester United kundër ekipeve më modeste si Newcastle, Crystal Palace dhe West Ham.
“Blutë” e Londrës kanë fituar minimalisht kundër një ekipi të fortë si Newcastle që njihen si qyteti i çelikur (Steel’s City) dhe kjo fitore iu ka shërbyer shumë. Ata e shohin vetren tani në pozita kualifikimi për në Champions. Talenti i shumpërfolur Palmer dhe sulmuesi kryesor Jackson kanë vulosur fatin e takimit, ndërkohë goli i Isak, bomberit suedez ka vlejtur sa për statistika.
Ekipi i vogël londinez Crystal Palace ka marrë 3 pikë të vyera kunsdër ekipit big të Londrës, Spursave. Mateta, sulmuesi francez që ishte pjesë e Olimpiadës këtë verë ka vulosur sfidën fal shënimit të tij dhe kështu është mbyllur derbi i vogël i kryeqytetit anglez.
Tjetër ekip nga Londra ka marrë fitore sot kundër një klubi të madh si “Djajtë e Kuq”. Të drejtuarit nga Ten Hag vazhdojnë ecurinë negative dhe tani nuk mundin dot as një skuadër si “Hammers”. Anglezi Bowen nuk fali nga pika e bardhë dhe kështu i dha një “shuplakë” ekipit nga Manchester që golin e gjeti fal brazilianit Casemiro që dha idenë e një dite pro United.