Interesant është fakti që në Kosovë, apo më saktësisht në futbollin vendor, kritika vështirë pranohet nga vet sportistët apo edhe nga familjarët e tyre.

Njejtë ndodhi edhe me Albion Rrahmanin, i cili nuk kishte paraqitje të mirë ndaj Qipros, këtë e dëshmojnë edhe statistikat nga faqet e specializuara.

Pas përfundimit të ndeshjes Kosovë – Qipro, ku “Dardanët” fituan 3:0, portali ynë, LIG Sport publikoi një foto-lajm, me mbishkrimin: “Albion Rrahmani mbrëmë ishte tejet i dëshpëruar me paraqitjen e tij me fanellën e Kosovës ndaj Qipros. Dështoi të jepte më të mirën e tij”.

Ky shkrim nuk ishte i mirëpritur nga familja Rrahmani. Nëna e Albion Rrahmanit vendosi që të shkruante mesazh direkt në portalin tonë.

“Qysh spo ju vjen marre me qit gjithçka, e me i ul lojtarët. Pse spo shkoni ju me lujt në vend të lojtarëve? Turp për juve gjitha mediave të Kosovës, kurrë përpara s’keni me shku, turp, turp, turp. Qitni familjen e juve bre Zoti ju vraftë, po a keni prind, a se keni kërkon, turp”, ishte mesazhi i saj drejtuar LIG Sport.

Ne si medium kemi vendosur të mos ia publikojmë emrin nënës së futbollistit, por vetëm fjalët që i ka shkruar në mesazhet e LIG Sport.

Nuk kemi dashtë me publiku gjëra të tilla, por mëqenëse sportistët tanë pas daljes në Europë nuk kanë respekt për gazetarët e sportit – kjo është vetëm një mësim i mirë për ta.

Ne jemi këtu dhe do jemi gjithmonë. Do ju mbështesim dhe do ju kritikojmë! Me neve bëheni më të fortë, pa ne mund të luani vetëm në lloçin e Kosovës. Faleminderit!

©️ LIG Sport