ZYRTARE/ Armando Broja prezantohet tek Fulhem, ja numri që do të mbajë sulmuesi i Kombëtares kuqezi

Tashmë është zyrtare, Armando Broja është lojtari më i ri i Fulhem. Ka përfunduar telenovela e të ardhmes së shqiptarit, me këtë të fundit që ka zgjedhur të largohet nga Çelsi, por të qëndrojë në Premier Ligë.

22-vjeçari do të jetë pjesë e Fulhemit deri në fund të sezonit aktual, me këta të fundit që do të paguajnë 4 milionë paundë për këtë formulë transferimi.

Ai do të mbajë fanellën me numrin 9, duke i besuar shqiptarit “çelësat” e sulmit.

Një rast i artë për shqiptarin, i cili pritet të jetë një lojtar kyç në ekipin ri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top