ZYRTARE/ Kontratë deri në vitin 2029, Barcelona “blindon” talentin e ekipit

Barcelona ka rinovuar me talentin e ekipit të tyre që mban emrin Fermin Lopez. Spanjolli i ri ka nënshkruar me Laporta-n marrëveshjen e re ditën e sotme për vlerën marramendëse prej 500 milionë euro si klauzolë lirimi. Drejtori ka dal në konferenë zyrtare ku ka paraqitur fanelën me emrin e lojtarit në fjalë dhe në krah gjendej i lumtur Lopez.

Kushdo ekip që dëshiron shërbimet e fenomenit të blaugranave duhet të bëjë mirë llogaritë financiare, pasi kjo është një barrë e rëndë edhe për klubet më të pasura. Tifozët e katalunasve gëzohen për këtë lajm të bujshëm, pasi Flick blindon deri në qershor të 2029 një prej lojtarëve më premtues. 21 vjeçari ka performuar mirë 2 sezonet e fundit dhe ka shpërblyer besimin e drejtuesve.

Deri më tani, Fermin ka luajtur 5 herë në La Liga dhe tek herë në Champions. Shpërthimi i tij erdhi në sezonin e kaluar kur realizoi 31 paraqitje dhe tundi rrjetën 8 herë nën urdhrat e ish-trajnerit Xavi.

Rinovimi i Fermin Lopez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top