ZYRTARE/ Lecce i rinovon kontratën mesfushorit të Kombëtares shqiptare

Medon Berisha do të vazhdojë të jetë pjesë e Lecces. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij me klubin italian.

Berisha ka rinovuar kontratën deri në vitin 2028, pra ka nënshkruar edhe për 4 vite të tjera. Edhe pse 20-vjeçari nuk ka shumë minuta në këmbë, aftësitë e tij kanë bërë që drejtuesit ta mbajnë në ekip duke e parë si një pikë kyçe për të ardhmen.

Kujtojmë që në këtë sezon Medon Berisha ka luajtur 4 ndeshje me Leccen, mes kampionatit italian dhe Kupës së Italisë. Teksa tashmë pritet të marrë një rol më “aktiv” në ekip, duke pasur parasysh dhe rinovimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top