Tashmë edhe zyrtarisht Erik Ten Hag nuk është më trajner i Manchester United. Pas barazimit me Liverpool mbrëmjen e djeshme, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët mes tyre.
Timonieri holandez nuk ia doli të kishte një aventurë pozitive në Premier League dhe rezultatet negative kanë “mbushur kupën”. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë, ndërsa i uron suksese në vazhdim.
Kujtojmë se Ten Hag mori drejtimin e “Djajve” në prill të vitit 2022 dhe pas 2 vitesh e gjysmë merr fund aventura e tij në Angli. 54-vjeçari në krye të United ia doli të fitonte 2 trofe.