Ditën e djeshme Parma njoftoi për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Fabio Pecchia pas rezultateve të dobëta të këtij të fundit. Trajneri i ri i skuadrës italiane është ish-lojtari i interit.
Bëhet fjalë për Cristian Chivu që ka marrë drejtimin e Parmës. Këtë e ka bërë të ditur vetë kjo e fundit përmes një postimi ku prezantohet tekniku 44-vjeçar.
Chivu do të jetë në krye të Pamrës deri në qershor të vitit 2026. Synimi i ekipit është të qëndrojë në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm, aktualisht renditen në vendin e 18-të.