Xhuliano Skuka i ka dhënë fund aventurës me portugezët e Penafiel teksa së fundmi është transferuar te skuadra rumune e Poli Iasit që renditet në vendin e parafundit në kampionat dhe lufton për mbijetesë.
26-vjeçari duket se ka zgjidhur kontratën e tij përfundimisht me francezët e Metz, duke u transferuar si lojtar i lirë te skuadra rumune.
Futbollisti dibran do të kërkojë të ringrihet pas momentit të vështirë që ka kaluar në sezonet e fundit.
Me Penafielin në Ligën e Dytë portugeze, Skuka u aktivizua 7 ndeshje në kampionat, dhe 1 në Kupë, ku gjeti edhe 1 herë rrugën e rrjetës.