Aventura e Roberto Mancinit në Arabi ka zgjatur vetëm 1 vit e 2 muaj. Italiani u zyrtarizua në krye të kombëtares së Arabisë Sudite më 27 gusht 2023, ndërsa tashmë është larguar zyrtarisht nga ky post.
Palët kanë arritur mes tyre marrëveshjen për të ndërprerë këtë bashkëpunim, i cili nuk rezultoi të ishte i duhuri. Federata e Arabisë Sudite ka njoftuar këtë vendim, ndërsa falenderon trajnerit për kontributin e dhënë.
Ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se italiani nga ky largim do të marrë edhe dëmshpërblim të majtë. 30 milione euro do të shkojnë në llogarinë e Mancinit për ndërprerjen para kohe të kontratës.
“Bordi drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri italian Roberto Mancini kanë arritur sot një marrëveshje të përbashkët që përfshin përfundimin e marrëdhënies kontraktuale.
Bordi falënderon Roberto Mancinin dhe i uron suksese në karrierën e tij. Bordi Drejtues konfirmon se trajneri i radhës i ekipit do të shpallet në ditët në vijim pas përfundimit zyrtar të procedurave kontraktuale”, thuhet në njoftim.