Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka publikuar listën zyrtare për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 9 kundër Letonisë.
Silvinjo ka thirrur 27 lojtarë, ku dy prej tyre vijnë nga Superiorja. Bëhet fjalë për portierin kampion të Egnatias, Mario Dajsinani dhe mbrojtësin e Dinamos, Naser Aliji. Ndërsa vihet re rikthimi i Mario Mitaj, i cili kthehet pas dëmtimit.
Në listë mungojnë dy futbollistë Taulant Seferi dhe Enea Mihaj.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtes: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo publikoi sot listën me 27 lojtarët e thirrur për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë.
Lista dhe gjendja e lojtarëve – “Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë, por duhet punuar mirë, do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsërit që është një moment i veçantë i sezonit”.
Ndeshja me Serbinë dhe emocionet – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji. Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë., të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona.
E theksoj edhe njëherë që 27 lojtarët që kam janë shumë të rëndësishëm, janë 7 ditë rresht që duhet të përgatisim për këtë ndeshje dhe duhet ta bëjmë mirë. I njohim kundërshtarët, i kemi parë ndeshjet e fundit që kanë bërë Serbia dhe Letonia, por në të njëjtën kohë ata do të na kenë parë dhe studiuar ne. Ndoshta kemi ndonjë lloj ndryshimi, po ngelet për tu parë në ditët e ardhshme ndërkohë që përgatisim ndeshjet. Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike.
I kemi parë ato që kanë luajtur së fundmi, kemi pasur gati 1 vit ose 1 vit e gjysmë që kemi luajtur me kundërshtarë të vështirë, por të njëjtën gjë kanë pasur edhe ata, specifikisht Serbia. Janë skuadra të forta të dyja, kanë edhe shumë centimetra, lojtarë shumë të gjatë, fizikisht të fortë, do të duhet të harxhojmë shumë energji me ata, por ne do të punojmë mbi mundësitë tona, do ta përgatisim ndeshjen mjaftueshëm mirë, çdo ndeshje zgjat 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodh brenda asaj kohe. Ata e nisin lojën mirë, por ne kemi mundësitë tona”.
Kontrolli i emocioneve ndaj Serbisë – “Jam i sigurt që duhet të punojmë mbi të, është ndeshje speciale. Por të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta, duhet të përgatitemi shumë mirë për të përballuar të dy ndeshjet. Qartësisht këto 7 ditë, që në ditën e parë do punojmë për të. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër. Teorikisht në letër është vendi i dytë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të punojmë mbi gjithçka që mund të marrim, udhëtimi është i shpejtë dhe nuk ka kohë të humbim, ky është mesazhi, kam nevojë çdo minutë të lojtarëve që në stërvitje. Fusha flet, unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, çdo gjë kemi bërë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës tonë, nuk duhet ta humbim, dua edhe më shumë”.
Shanset për vendin e parë – “Në letër duhet të jemi të sinqertë, Anglia është një forcë e jashtëzakonshme, trajneri i ri, i mirë, lojtarë të nivelit shumë të lartë. Futbolli është lojë, është gjithçka e shpejtë. Të shohim, mund të ndodhë gjithçka, ne duhet të përqendrohemi te ne, forca jonë, pikët, mundësitë , deri në fund, pastaj ta shohim. Them gjithmonë në tetor-nëntor të shohim çfarë ndodh. Duhet të bëjmë pikë, sforco, shpenzojmë energjitë e pastaj të shohim çfarë ndodh. Anglia është ndër më të fortat në botë sipas meje. Por ne duhet të shohim dy kundërshtarët e radhës, të mundohemi të marrim pikë, bëjmë mirë në 180 minuta, se janë dy ndeshje”.