Vedat Muriqi është rikthyer të jetë protagonist me Mallorcan në La Liga. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu me dopietë në sfidën ndaj Las Palmas.
Muriq shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-1 të ekipit të tij, duke bërë një paraqitje fantastike në kampionat. Paraqitje kjo që është vlerësuar në Spanjë.
Sumuesi shqiptar është zgjedhur në formacionin e javës së 24-të në La Liga, duke fituar kështu garën me emrat “big” të ekipeve të mëdha. Nga “Soffascore” është vlerësuar gjithashtu me notën 8.2.
