“Po, është 39 vjeç, por trupi i tij punon si një 30-vjeçar”! Luan sot titullar ndaj Barcelonës, trajneri i kroatit tregon sekretin e “pavdekshmërisë”

Modric e gjeti veten në qendër të vëmendjes para përballjes së mbrëmjes së sotme mes Real Madridit dhe Barcelonës pasi mediat spanjolle njoftuan se mesfushori me përvojë do të luajë nga minuta e parë. Edhe pse tashmë është 39 vjeç, Modric ende kënaq botën e futbollit me ndeshjet e tij dhe për shumë është e pabesueshme sesi mban një formë të tillë.

Modriq tregoi se mund të luajë 90 minuta pa asnjë problem dhe se ngjeshja e kalendarit nuk ndikon për të, gjë që është vërtet mbresëlënëse për një lojtar të moshës së tij. Shumë besojnë se trajneri personal fizik i Modric, Vlatko Vuçetiç, me të cilin ka 12 vite që punon, është përgjegjës për këtë “mrekulli”.

Por Vucetic ka treguar se Modri? besonte se do ta përfundonte karrierën e tij si lojtar shumë më herët. “Ne u takuam në vitin 2010 dhe dy vjet më vonë filluam të punonim së bashku. Ai më pyeti nëse mund ta ndihmoja sepse ai i vendosi tre synime vetes në atë kohë që të ishte në formën më të mirë fizike për aq kohë sa të ishte e mundur.

Edhe Modric nuk ishte aq optimist kur ishte fjala për kohëzgjatjen e karrierës së tij. Më pas ai vendosi qëllimin që të luante deri në moshën 36 vjeç dhe ne nuk e kishim idenë se do të zgjaste kaq shumë. Unë i dhashë një program të qartë që ai e ndoqi këtë që nga dita e parë.

Këtë verë ai punoi më shumë dhe më mirë se kurrë më parë. Ai donte të ishte në formën më të mirë të mundshme kur të fillonte përgatitjet me Real Madridin për sezonin e ri dhe ia doli.

Ai është 39 vjeç, por trupi i tij është në formë sikur të jetë më pak se 30 vjeç. Ja unë jam 50 vjeç, por metabolizmi i trupit tim është i tillë që jam 15 vjet më i ri. Kjo ndodh vetëm në saj të punës dhe respektimit të të gjithë rregullave”, tha Vucetic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top