Ditën e sotme janë zhvilluar 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 9-të të këtij kampionati. Në këto 6 sfida u shënuan 13 gola.
Besa e Kavajës dhe Vora bënë paqe duke barazuar me rezultatin 1-1. Në krahun tjetër, Flamurtari “likuidoi” Kastriotin në transfertë, duke i mposhtur minimalisht 0-1. Në krahun tjetër, Korabi u mposht 0-3 në shtëpi nga Apolonia.
Në ndeshjet e tjera, Lushnja mposhti 5-0 Kukësin, ndërsa Pogradeci 1-0 skuadrën e Valbonës. Gjithashtu, Burreli mori 3 pikë të arta, duke mposhtur 1-0 shijakasit e Erzenit.
Besa 1 – 1 Vora (Dos Santos 13′ / Ruzgis 49′)
13′ GOL BESA! Shënon Dos Santos.
49′ GOL VORA! Shënon Ruzgis.
Kastrioti 0 – 1 Flamurtari (Oshafi 45′)
45′ GOL FLAMURTARI! Shënon Oshafi.