Rafael Leao i “pavlefshëm” për Fonsekën, e ardhmja e portugezit mund të jetë në Spanjë

Rafael Leao është aktualisht në fund të hierarkive për Paulo Fonsekën. Pas dy ndeshjeve të cilat i ka nisur nga stoli, edhe kundër Monzas mund të përsëritet historia.

Sipas “Gazzetta dello Sport” një nga klubet e interesuara për portugezin mbetet Barcelona e cila, për të ulur kostot (një klauzolë prej 175 milionë eurosh) mund të përfshijë nënshkrimin e Ansu Fatit si një kompensim të pjesshëm teknik.

“Nuk dua të hyj në detaje. Unë i menaxhoj gjërat me lojtarët në një mënyrë tjetër. Nuk ka asnjë konflikt mes nesh, është vetëm opsioni i trajnerit. Ne përpiqemi t’i motivojmë lojtarët në mënyra të ndryshme. Pastaj i takon lojtarëve të bëjnë më të mirën e tyre. Nuk kam pse t’i përgjërohem Leaos kur fola për vetëmohim. Le të shohim lojën e Okaforit, ai luajti mirë për momentin, Leao po punon për t’u rikthyer në formacion, për mua kjo është gjëja më pozitive”, tha trajneri Fonseka pas ndeshjes së humbur kundër Napolit.

PANORAMASPORT.AL

 

Back To Top